Policia e Shtetit – Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 11”

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 11”.

Kapet në Durrës, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal.

kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.