Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.
Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
