
Ndërkohë, ka përfunduar pa probleme shoqërimi dhe dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë VNV-ve.
Në përfundim të procesit të votimit, punonjësit e Policisë në të gjithë territorin e vendit, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, u afruan në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materialet zgjedhore. 

Ky proces filloi pas orës 19:00 të datës 11.05.2025 dhe ka përfunduar në orën 03:40 të mëngjesit të datës 12.05.2025, pa asnjë incident gjatë shoqërimit apo dorëzimit të materialeve zgjedhore në VNV-të. 

Gjithashtu Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave.
Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar për të përmbushur detyrat e saj deri në përfundim të të gjithë procesit zgjedhor.











