Policia e Shtetit
Përfundoi pa probleme, sa i përket përmbushjes së detyrave funksionale të Policisë, procesi i zhvillimit të provimit të tretë të Maturës Shtetërore.
Policia e Shtetit angazhoi 1000 punonjës policie për:
Shoqërimin dhe ruajtjen e materialeve të provimit;
Garantimin e rendit dhe sigurisë në ambientet e jashtme të shkollave ku u zhvillua provimi;
Shoqërimin e materialeve dhe fletëve të provimit drejt destinacionit përkatës.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në tërësi dhe në çdo proces me rëndësi për vendin.
Gjithashtu, iu uron maturantëve suksese në provimin e fundit.














