Policia e Lezhës vijon kontrollet me fokus zbatimin e normave ligjore për ndotjen akustike

Shëngjin

Policia e Lezhës vijon kontrollet për ndotjen akustike, në kuadër të masave për sezonin turistik veror

Në zbatim të Planit të Masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë zhvilluar kontrolle intensive në zonën turistike të Shëngjinit, me fokus respektimin e normave ligjore për ndotjen akustike.

Qëllimi: garantimi i një mjedisi të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.

Kontrollet janë shtrirë edhe në zona të tjera turistike dhe të frekuentuara, jo vetëm përgjatë vijës bregdetare.

Matjet e zhurmës janë kryer në mjedise të hapura dhe të mbyllura, me pajisje të certifikuara, sipas procedurave të standardizuara, në zbatim të:

Ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar;

Udhëzimit të përbashkët nr. 02, datë 15.11.2023, të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit.

Të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar të zhurmës.

Po ashtu, është verifikuar respektimi i fashës orare të lejuar për muzikën në ambiente të jashtme: nga ora 11:00 deri në 24:00, në përputhje me aktet në fuqi për zonat turistike dhe të banuara.

Policia e Lezhës do të vijojë me kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zona të tjera turistike të qarkut.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të vendosur nga strukturat e Policisë.

#PoliciaLezhës #SezoniVeror2025 #MonitorimZhurmash
#QetësiDheSiguri #NëShërbimTëQytetarëve ‍♂️