Policia e Kamzës i shkon në ndihmë një çifti turistësh që humbi orientimin në malin e Gomenit

Pasditen e djeshme, menjëherë pas njoftimit se bashkëshortët kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur, me bimësi të dendur, në këtë mal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz organizuan punën për t’i lokalizuar dhe shkuar në ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, u bë e mundur gjetja e çiftit nga Australia, i cili u asistua për zbritjen nga zona malore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë, si dhe për humanizmin dhe profesionalizmin e treguar.

#angazhimpërkushtimsakrificë ️️
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve ️️