Policia e Gjirokastrës dhe institucioni i Shërbimit të Provës, bashkëpunim për përmbushjen e detyrave

Policia e Gjirokastrës dhe institucioni i Shërbimit të Provës, bashkëpunim për përmbushjen e detyrave. ‍♂️

Sot, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Kryekomisar Edmond Pjetraj, priti në takim drejtorin e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës, Gjirokastër, z. Afrim Mullaj dhe punonjës të këtij institucioni.

Gjatë takimit u vlerësua puna e përbashkët e deritanishme, si dhe u diskutua mbi aplikimin e metodave më të mira për të mundësuar mbikëqyrjen sa më efektive të zbatimit të dënimeve alternative, si dhe të respektimit nga shtetasit në provë, të kushteve të përcaktuara. ⚖️

Kryekomisar Pjetraj dhe z. Mullaj u dakordësuan se vetëm koordinimi maksimal i informacioneve dhe veprimeve operacionale në këtë fushë do të siguronte përmbushjen e funksioneve që kanë dënimet alternative dhe, si rrjedhojë, integrimin më efektiv social të shtetasve të vënë në provë.

#PoliciaeGjirokastrës
#Bashkëpunimpërsiguri
#ShërbimiiProvës