Policia e Divjakës, kontribuese në aktivitetet lokale, në kuadër të Tetorit Rozë
Takimi i rradhës, me qëllim sensibilizimin, u zhvillua në njësinë administrative Grabian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Drejtorisë Vendore të Arsimit dhe njësive vendore të shëndetësisë.
Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë që janë përpara, për të përmirësuar sigurinë, informimin dhe kujdesin shëndetësor në komunitet.
Bashkëpunimi dhe dialogu i drejtpërdrejtë me qytetarët është çelësi për një shoqëri më të fortë, të bashkuar dhe të ndërgjegjshme.
Takime me të njëjtin fokus, do të vijojnë.
#TetoriRozë #Komuniteti #Siguria #Shëndeti #Bashkëpunim