Policia e Delvinës shpërndan dhurata për fëmijët, në prag të festave të fundvitit✨

Policia e Delvinës shpërndan dhurata për fëmijët, në prag të festave të fundvitit✨.

Shefi i Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, së bashku me efektivë të këtij komisariati, me rastin e festave të fundvitit, kanë surprizuar fëmijët në shkollat e Delvinës dhe në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, duke shpërndarë dhurata të ndryshme për ta.

Dhuratat sollën buzëqeshje dhe gëzim për fëmijët , të cilët i falënderuan punonjësit e Policisë, për vëmendjen e veçantë.

#Policiapranejush
#Gezuarfestat