Poliçan
Rrezikuan të mbyteshin gjatë natës, pasi iu fundos mjeti me të cilin po kalonin lumin Osum, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato zjarrfikëse, shpëtojnë 2 shtetas (banorë të zonës).
Rreth orës 02:30, të datës 27.05.2024, sapo janë njoftuar për 2 shtetas të cilëve iu ishte fundosur mjeti me të cilin lëviznin, teksa kalonin lumin Osum, nga fshati Malinat në fshatin Mbrakull, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan dhe shërbimet e DVP Berat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për t’iu ofruar ndihmë këtyre shtetasve.
Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bënë të mundur lokalizimi dhe shpëtimi i 2 shtetasve (banorë të zonës), si dhe nxjerrja e mjetit. Të dy shtetasit u transportuan me autoambulancë për kontrolle mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Beratit fton çdo shtetas që ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë Policinë, pasi mbërritja dhe ndihma do të jenë të menjëhershme.