Poliçan – Procedohet penalisht 1 shtetas, për prerje të paligjshme të pyjeve

Poliçan

Procedohet penalisht 1 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, qproceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin M.I., 45 vjeç, banues në fshatin Zgerbonj, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Kamion”, lëndë drusore, pa leje përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.