Pogradec – Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës dhe duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohet mjeti dhe lënda drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara konkretisht në rrugën e fshatit Golik, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë ndaluar për verifikim mjetin tip furgon të markës “Benz”, me drejtues shtetasin M. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Stavraj, Prrenjas, të ngarkuar me 4 m sterrë lëndë drusore të llojit ah, sasi për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të dokumentacionit, 38-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti furgon dhe sasia e lëndës drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.