Pogradec – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Pogradec

Seksioni për Hetimin e Krimeve:

  • Arrestoi në flagrancë shtetasin F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi në një lokal në fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasit E. J., 31 vjeç, A. J., 26 vjeç dhe Gj. J., 39 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, si dhe ka dëmtuar me gur automjetin në pronësi të 39-vjeçarit;
  • Referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
  • Referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, një 14-vjeçar dhe një 16-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një bilardoje, në lagjen nr. 2, Pogradec, kanë vjedhur një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.