Pogradec/Identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit që aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas

Pogradec

Policia Rrugore zbardh ngjarjen rrugore të ndodhur ditën e djeshme ku u gjet i pajetë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, një 40 vjeçar, i cili u aksidentua nga një automjet dhe drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin e tij.

Pas hetimeve dhe kontrolleve intensive duke përdorur dhe dron dhe dylbi u bë e mundur identifikimi i automjetit dhe drejtuesit të tij.

Vihet në pranga 38 vjeçari dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin aksidentoi me pasojë vdekjen 40- vjeçarin.

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.