Pogradec – Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve

Transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

Ky shtetas u kap nga shërbimet policore, në fshatin Stropskë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “IFA”, 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se E. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.