Pogradec – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë, të shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, ky shtetas në një hyrje pallati, ka vjedhur biçikletën e shtetasit H. L.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 33-vjeçari, është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur më datë 30.10.2021, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku në banesën e shtetasit M. I., ka marrë 37000 lekë, sasi e cila së bashku me biçikletën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
———-
Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetasit A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij shtetasi J. M., i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e 54-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.