Pogradec
Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Pogradec, për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• S.B, 61 vjeç;
• G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec).
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.