PKK Rinas/Tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 700 paunde të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

PKK Rinas

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 700 paunde të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paunde që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅