PKK Rinas/Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë

PKK Rinas

Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv ndalimin e shtetasve që tentojnë të levizin ilegalisht, ndërkohë që janë në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale konstatuan se shtetasi G. S., 57 vjeç, synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së ekzekutuan masën e sigurisë të caktuar nga GjKKO-ja, për 57-vjeçarin.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan SPAK-ut.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë.