PKK Muriqan/Kontrolle nga Policia Kufitare, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Kapet në tentativë për të dalë nga Shqipëria, 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i punës intensive të kryer bazuar në analizën e riskut, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, kanë kapur në dalje të kufirit të RSh-së, shtetasin:
-A. S., 33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës.
