PKK Morinë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë E. H., 22 vjeç dhe D. H., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjer shtetasin D. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.