PKK Morinë
I shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kapet në hyrje, 48-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Berat dhe DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin A. H., 48 vjeç.
Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në muajin maj 2024, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Policia e Beratit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. H., në Tiranë, ku janë gjetur një sasi kokaine dhe një sasi municioni luftarak.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga DVP Tiranë.