DVKM Korçë/PKK Kapshticë
Tentoi të ndihmonte një shtetas të huaj, që të kalonte ilegalisht kufirin, duke e fshehur në kamion, procedohet penalisht 52-vjeçari.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Për këtë rast u procedua penalisht shtetasi V. T., 52 vjeç, banues në fshatin Mborje, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas sudanez.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 32 vjeç, banues në Peqin, dhe B. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
