PKK Kakavijë/Kapen 2 shtetas që ishin në kërkim

PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të festave të fundvitit.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me Stacionin e Policisë Memaliaj dhe me DVP Tiranë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, u kapën dhe u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

-D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

-L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi Stacioni i Policisë Memaliaj e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Veprimet e tjera procedurale për këta shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.