Peshkopi/Zhvillohen takime sensibilizuese në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Peshkopi

Në kuadër të fushatës mbarëbotërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në shkollën 9-vjeçare “Demir Gashi” u zhvillua një aktivitet sensibilizues me mësues, psikologë dhe nxënës.

Me temën “Fund dhunës digjitale”, nxënësit morën pjesë në diskutime edukative mbi mënyrat e identifikimit dhe raportimit të dhunës, rëndësinë e komunikimit të hapur dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së njëri-tjetrit. U theksua se çdo fëmijë dhe i ri ka rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt, ku respektohen të drejtat dhe barazia gjinore.

Nxënësit shprehën qëndrimin e tyre: JO dhunës, në çdo formë të saj.

❌ Asnjë Justifikim – Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Raporto çdo rast dhune!
Dhunën nuk e mban vetëm ai që e ushtron, por edhe ai që e sheh dhe nuk reagon.

‍♀️ Policia e Shtetit mbetet pranë komunitetit, për të garantuar siguri dhe mbrojtje për të gjithë.

Aktivitetet sensibilizuese do të vijojnë edhe në ditët në vijim në shkollat e Qarkut Dibër.

#asnjëjustifikim #16ditëtaktivizmit #joDhunës #mbrojvajzatdhegratë