Përmet – Vihet në pranga 1 shtetas

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin J. J., 35 vjeç, banues në Përmet, pasi, në Përmet, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Toyota”, ka kanosur me fjalë shtetasin Z. S., 55 vjeç, banues në Berat.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. J. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”.