Përmet/Policia ndihmon 2 shtetase franceze

Përmet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet iu shkojnë në ndihmë 2 turisteve franceze, të cilat mbetën në mesnatë, në fshatin Bajkollar, për shkak të një defekti në automjetin me të cilin po eksploronin zonën.

Sapo u njoftuan rreth orës 00:10, se 2 turiste franceze kishin mbetur në territorin e fshatit Bajkollar, për shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet shkuan në zonë, për t’iu ofruar ndihmë.

Turistet u lokalizuan, u transportuan në ambienin ku ishin akomoduar në Përmet dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.

Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

#Policiapranëjush️
#pushimetësigurta✅️

#kërkondihmë