Përmbledhja javore, 17 – 24 korrik 2022

✅Përkushtim dhe punë profesionale nga të gjitha strukturat e Policisë, në të gjithë vendin. Kontrolle dhe monitorime në çdo skaj të territorit, me qëllimin e vetëm, luftën pa kompromis ndaj çdolloj veprimtarie kriminale.

Vijon puna, nga të gjitha strukturat e Policisë, në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë dhe të qetë. Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë kanë liruar hapësirën në vijën bregdetare, në Ksamil dhe në Durrës, duke hequr qindra komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë kanë vijuar kontrollet e përditshme përgjatë vijës bredetare, për dokumentacionin që duhet të kenë mjetet ujore private dhe mjetet lundruese që përdoren për argëtim, si dhe për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e mjeteve lundruese.

✅Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë 2 familjeve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, për shkak të defektit të mjetit të tyre lundrues.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 411 shtetas, nga këta: 138 janë arrestuar, 238 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 23 persona në kërkim, nga të cilët: 17 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Cooper”, “The departed”, “Seller”, “Kodër Lucë”, “Break”, “Smuggling 3”, “Delivery”, “Interrupt”, “Cooperation”, “Perimetri 183”, “Perimetri 184”, “Limit”, “Brataj”, “Pass”, “Zhavar” (3 faza), “Premtimi”, “Start”, “Last move”, “Diesel” dhe “Manhunt”.

•Vijojnë operacionet nga FAST Albania, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit mes FAST Albania dhe homologëve, është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar, i koduar “Manhunt”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 2 shtetas nga Finlanda.

•Operacioni “Brataj”/Selenicë – U arrestua në flagrancë një shtetas që mbajti peng për disa orë, anëtarët e një familjeje, nën kërcënimin e një arme, në banesën e tyre.

•Operacioni “Break”/Tiranë – U vu në pranga një shtetas, i dyshuar si autor i 8 vjedhjeve me dhunë, në subjekte të ndryshme.

•Operacioni “Last move”/Durrës – U arrestua në flagrancë një shtetas që përdori pistoletë lodër për të vjedhur shuma parash, në dy subjekte.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kësaj jave janë finalizuar disa operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme që shërbenin për kultimin e bimëve narkotike, në ambiente të hapura.

•Operacioni “Zhavar”, i zhvilluar në 3 faza, nga Policia e Fierit, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe u sekuestruan 83 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

•DVP Kukës ka finalizuar operacionet e koduara “Cooperation” dhe “Interrupt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë këtyre operacioneve u sekuestruan 6 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 kg lëndë eksplozive.

•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar rreth 90 kg lëndë narkotike kanabis, doza me kokainë, fidanë dhe bimë kanabis, shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale, mallra të dyshuar të kontrabanduar, 6 automjete, 5 aparate celulare dhe 2 mjete lundruese.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, municion luftarak dhe 1 kg lëndë eksplozive.

•Janë goditur 2 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 41 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 25 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 10 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 12 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 381 leje drejtimi, nga të cilat: 284 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 60 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 7 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

•Janë vendosur 15.512 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Gjatë kësaj jave është përballuar me sukses fluksi shumë i lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Janë intensifikuar kontrollet duke përdorur teknologjinë bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Policia e Shtetit do intensifikojnë kontrollet e befasishme në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike. Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit e sigurisë për pushuesit dhe turistët.

Gjithashtu do të vijojnë operacionet policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

#NëNjëJavë
#PoliciaeShtetitpranëjush 👮🏻👮🤝👩🏻👨
#PoliciaeShtetitnëçdoskajtëvendit👮🏻👮🇦🇱