Përfundon me sukses faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”

Falë masave të përbashkëta të ndërmarra, bashkëpunimit e koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe organizatorëve, përfundoi me sukses faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën.
Proda: “Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush. Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla. Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025”, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses.”

Mund të jetë një imazh i 4 persona, ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 12 persona, turmë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 13 persona, skuter, motoçikletë, rrugë dhe teksti