Peqin
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen Xhami, ku një 26-vjeçar, për motive të dobëta, tentoi të vriste me armë zjarri, një 41-vjeçar.
Vihet në pranga një shtetas pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhami”, ku shtetasi A. T, 26 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
– S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi 50 vjeçari nuk kallëzuar për krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave të subjektit të tij, i cili ndodhej afër vendngjarjes.
Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme