Peqin – Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 44-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 44-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B., 36 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar, së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.