Pamjet e megaoperacionit policor të koduar “NEVER FORGET”

Pamjet e megaoperacionit policor të koduar “NEVER FORGET”, si rezultat i të cilit u zbardhën shumë ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe pronës, të ndodhura më parë, në disa qytete të vendit.

Puna profesionale e strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, e kryer në bashkëpunim me Prokurorinë, çoi në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtyre ngjarjeve.

Ndërkohë, vijon angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri ta lartë shoqërore, goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të trafikut të drogës.