NJOFTIMI I KONTRATËS QE PUBLIKOHET NË BULETININ E NJOFTIMEVE PUBLIKE DHE NË FAQEN ZYRTARE TË AUTORITETIT KONTRAKTOR

Seksioni 1. Autoriteti Kontraktor

1.1       Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri:                         Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Adresa :                     Bulevardi “Bajram  Curri”, Tiranë.

Tel/Fax:                     04279212  /  04278919

E-mail:                      kreshnik.koka@asp.gov.al

mimoza.llaci@asp.gov.al

Adresa e Internetit:   www.asp.gov.al

Person kontakti:       Kreshnik Koka

Mimoza Llaci

  1. 2. Lloji i procedurës së prokurimit të klasifikuar të jetë: “Procedurë e kufizuar”,

 

3.Objekti  i kontratës/marrëveshjes kuadër: Suport teknik për DFPO”.

 

  1. 4. Numri i references së procedurës/lotit (nr datë Urdhri i Prokurimit): 62 datë 14.10.2024.

 

  1. 5. Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës: 8,151,333.333 (tetë milion e njëqind e pesëdhjetë e një mijë e treqind e tridhjetë e tre pikë treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH, të ndarë në lote, si më poshtë:

 

Loti I:  “Shërbim, support teknik i Njësisë së Përgjimit Ambiental”, me fond limit: 1,568,000 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH.

 

Loti II: “Shërbim, support teknik të pajisjes MSCAN”, me fond limit: 1,750,000 (një milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH.

Loti III: “Shërbim, support teknik të pajisjes IMSI CATCHER”, me fond limit: 4,833,333. 333 (katër milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë pikë treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH.

 

  1. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:

 

Nga lidhja e kontratës deri më 30.12.2024.

 

7.Kriteret e shpalljes se fituesit: çmimi më i ulët

8.Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje:

Data:21/11/2024 (dd/mm/vvvv)   Ora:12:00

Dokumentat e tenderit do ti vihen në dispozicion çdo operatori ekonomik të interesuar me anë të paraqitjes së një kërkese me shkrim pranë: Sektorit të Prokurimeve në DPPSH, me adresë: Bulveardi “Bajram Curri”, Tiranë, ose në adresat e postës elektronike:  kreshnik.koka@asp.gov.al dhe mimoza.llaci@asp.gov.al.

 Kjo procedurë prokurimi do të zhvillohet ne mbeshtetje të nenit 25 të ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, neneve 5, 28, 41, 42 dhe 44 të V.K.M-së Nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;

Faza 1 –   Parakualifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve:

Faza e parë (para kualifikimi) ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatëve, përpara dërgimit të ftesës për ofertë nga AK-ja. Para kualifikimi i ofertuesve është një proces i ndryshëm nga procedura e vlerësimit të ofertave, e cila përqendrohet në çmimin dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Procesi i para kualifikimit do të bëhet duke u përqendruar në vlerësimin e përvojës dhe aftësinë e kandidatëve për të zbatuar në mënyrë të kënaqshme kontratën konkrete. Qëllimi kryesor i para kualifikimit është përzgjedhja e atyre kontraktorëve /furnitorëve, kualifikimet dhe përvoja e të cilëve minimizon rrezikun e mosekzekutimit, sipas projektit/kontratës së propozuar.

Autoriteti kontraktor fton jo më pak se 3 (tre) kandidatë, duke garantuar konkurrencë dhe barazi ndërmjet tyre, përveç rasteve kur numri i ofertuesve që kanë shprehur interes është më i ulët se minimumi i kërkuar.

  • Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve në Fazën e Parë.
  1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Ofertuesi duhet të deklarojë se:

  1. a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (statusi aktiv)/në nje regjister tregtar profesional në shtetin e tij të origjines ose te qendrimit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.

 

  1. b) nuk është subjekt i procedimeve për deklarimin e falimentit, për një urdhër likuidimi apo administrimit të detyrueshëm nga një gjykatë apo rregullimi me kreditorë apo ndonjë procedimi të ngjashëm sipas legjislacionit në fuqi)

 

  1. c) nuk ka falimentuar (statusi aktiv)ose nuk është në likujdim.

 

ç)  nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin  38/1 të  LPFMS,

 

  1. d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi/legjislacionit të vendit të origjinës.

Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën dhe të vlefshme sipas legjislacionit në fuqi.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.

Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 10.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet operatorëve ekonomikë, ku përcaktohet përfaqësuesi dhe përqindja respektive bashkë me elementët konkretë që merr përsipër të realizojë secili.

  1. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
  2. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
  3. Formulari i ofertës ekonomike, sipas shtojces 3;
  4. Sigurim oferte, sipas Shtojcës 6;
  5. Deklaratën mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 9;

ç.Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 8;

d.Deklaratë mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marëdhëniet e punës, sipas  Shtojces 11.

  1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

2.1.      Kapaciteti ligjor/profesionali operatorëve ekonomikë:

Sipas kritereve të Përgjithshme të shprehura më lart

2.2  Kapaciteti ekonomik dhe financiar:

2.2.1. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare 2021 vitin 2022 dhe vitin 2023, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 35% e fondit limit të vënë në dispozicion.

2.3 Kapaciteti teknik:

2.3.1) Kontrata të mëparshme  të ngjashme të suksesshme të kryera gjate tre viteve te fundit në një vlerë jo më të vogël se 35% e vlerës së përllogaritur të kontratës ose lotit që prokurohet. Këto kontrata duhet të jenë realizuar gjatë tre viteve të fundit nga momenti i publikimit të njoftimit të kontratës.

Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:

  1. për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës, ose/dhe faturave tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
  2. për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.

2.4.1   Kandidatët duhet të paraqesin Certifikten e Sigurimit Industrial (CSI) jo më të ulët se niveli “Sekret” e cila duhet të jetë e vlefshme në momentin e prokurimit.

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre.

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Faza 2 – Ftesa për Ofertë dhe vlerësimi: Autoriteti Kontraktor do të dërgojë një ftesë për ofertë tek Kandidatët të cilët kanë plotësuar kërkesat për para-kualifikim duke i ftuar të dorëzojnë ofertat sipas përcaktimeve në DT dhe të specifikimeve të përcaktuara në ftesën për ofertë. Ofertat do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Autoriteti Kontraktor për të përcaktuar ofertën, fituese, dhe më konkretisht:

Formularin e Ofertës Ekonomike, sipas Shtojcës 3 e DT.

Deklarata për paraqitje oferte të pavarur, sipas Shtojcës 4.