NJOFTIM PËR SHTYP

NJOFTIM PËR SHTYP

Mbyllen punimet e ditës së parë të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL për Europën

Konferenca e 51-të Rajonale e INTERPOL për Europën zhvilloi ditën e parë të punimeve në Tiranë, me praninë e drejtuesve të lartë të policive nga vendet europiane e më gjerë dhe të autoriteteve të larta shqiptare.

Konferenca u përshëndet nga Presidenti i INTERPOL-it, gjeneral major Ahmed Naser Al-Raisi dhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, z. Taulant Balla.

Në sesionet e konferencës përshëndetën edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Drejtuesit e policive diskutuan mbi gjendjen e sigurisë dhe sfidat e krijuara, përfshirë bashkëpunimin intensiv dhe luftën ndaj krimit.

Konferenca, më e rëndësishmja për INTERPOL-in në Europë, do të vazhdojë punimet edhe në dy ditët e ardhshme në Pallatin e Kongreseve.

v