Në zbatim të Urdhrit nr.436, datë 12.3.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim zhvillimin e një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, për pranimin në funksione të veçanta të Institutit të Policisë Shkencore;
Njoftojmë:
- Shpalljen e aplikimeve për pranimin e shtetasve në funksione të veçanta, në Institutin e Policisë Shkencore, që kërkojnë arsim, certifikim, njohuri dhe aftësi specifike, të vërtetuara nga organet kompetente të licensuara ose akredituara, që nuk përfitohen nëpërmjet programeve të formimit, specializimit dhe kualifikimit në Akademinë e Sigurisë.
- Për pranimin në funksione të veçanta të Institutit të Policisë Shkencore, aplikantët duhet të kalojnë me sukses fazat e mëposhtme:
- Aplikimi;
- Shqyrtimi dokumentacionit;
- Verifikimi i aplikantit;
- Jetëshkrimi i kandidatit;
- Intervista me gojë;
- Aplikimet fillojnë më datë 03.2026 dhe përfundojnë më datë 30.03.2026. Çdo aplikant dorëzon në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin e më poshtëm, brenda afatit të aplikimit.
- Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatëse;
- Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.
4.2 Kritere të veçanta sipas funksioneve të shpallura për konkurrim janë si vijon:
| Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
| Specialist Ekspert, në Sektorin e Biologjisë, në Institutin e Policisë Shkencore | Kryekomisar | 2 |
Kërkesa te veçanta:
- Të ketë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master i Shkencave”, në shkencat e biologjisë, bioteknologjisë, bioinformatikë, gjenetikë, biokimi ose degë ekuivalente;
- Njohuri dhe aftësi të mira në lidhje me teknika dhe metodika që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike;
- Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve biologjike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e policisë shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave bashkëkohore që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike dhe analizën e ADN-së, për të gjitha provat me natyrë biologjike;
- Aftësi për të prezantuar qartë profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze, por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë; (vërtetuar me dokument të lëshuar nga institucione të autorizura)
- Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune.
| Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
| Specialist Ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kimike, në Institutin e Policisë Shkencore | Kryekomisar | 1 |
Kërkesa te veçanta:
- Të ketë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master i Shkencave”, në degët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në profilin “Kimi” ose “Biokimi”;
- Njohuri dhe aftësi të mira në lidhje me teknika dhe metodika që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kimike;
- Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kimike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e policisë shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave bashkëkohore që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kimike, për natyrat e drogave të reja, eksplozivëve etj;
- Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune;
- Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve së ekspertimeve kimike;
- Aftësi për të prezantuar qartë profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Specialisti ekspert që merret për herë të parë në këtë detyrë, duhet të kalojë një periudhë 1 vjeçare mbikqyrje nga Shefi i Sektorit dhe specialistët;
- Ekspertët, e pas përfundimit të kësaj faze, të kalojnë në një testim specifik nga një grup i ngritur me urdhër të Drejtorit të Institutit të Policisë Shkencore;
- Pas kalimit të testimit do të mund kryejë detyrat me cilësinë e specialistit ekspert.
| Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
| Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike, në Institutin e Policisë Shkencore | Kryekomisar | 3 |
Kërkesa te veçanta:
- Të ketë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master”, në shkencat Informatike, Teknologji Informacioni, Elektronikë, në fusha të ngjashme etj;
- Njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
- Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
- Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik si dhe të jetë i liçensuar nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike;
- Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze, por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë; (vërtetuar me dokument të lëshuar nga institucione të autorizura)
- Të ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit;
- Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore;
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
| Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
| Specialist kriminalist për ekzaminimin e zërit dhe pamjes së jashtme, në Sektorin i Identifikimit Biometrik/Zërit/Pamjes/ Qendra e Kompetencës, në Institutin e Policisë Shkencore | Kryekomisar | 1 |
Kërkesa te veçanta:
- Të ketë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master”, në Shkenca Kompjuterike, Ekonomike-Informatike ose në fusha të ngjashme, etj;
- Njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike të demonstruara, si dhe në lidhje me metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve të identifikimit biometrik me anë të zërit dhe pamjes së jashtme/Qendra e kompetencës;
- Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve Audio dhe Video dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
- Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve të identifikimit biometrik me anë të zërit dhe pamjes së jashtme/Qendra e kompetencës;
- Aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të ekspertimeve të entifikimit biometrik me anë të zërit dhe pamjes së jashtme/Qendra e kompetencës;
- Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale.
- Shtetasit të cilët shprehin interesin për të aplikuar për pranimin në funksione të veçanta të Institutit të Policisë Shkencore, brenda datës 03.2026 duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij urdhri)
- Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë me listë notash dhe trajnimeve
përkatëse, të noterizuara;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Vertetim nga SPAK
- Raport mjeko-ligjor, dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk
është përdorues i lëndëve narkotike;
- Fotokopje e librezës së punës e noteriazuar ose vërtetim për vjetërsinë në punë;
- Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj.
- Aplikantët i nënshtrohen verifikimit të kritereve ligjore dhe dokumentacionit jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes së aplikimit. Verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit ka të bëj me plotësimin e kritereve nga aplikantët, dokumentacionin e kërkuar në momentin e aplikimit, mënyrën e plotësimit të formularëve dhe respektimin e afatit të aplikimit. Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe kanë mungesë dokumentacioni skualifikohen nga procesi i konkurrimit dhe njoftohen për arsyen e skualifikimit nëpërmjet e-mailit-it të evidentuar nga ana e tyre në formularin e aplikimit.
- Aplikanti që plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:
- a) Jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);
- Vlerësimi i Jetëshkrimit përfshin vjetërsisë në punë, arsimimin, trajnimet dhe gjuhën e huaj, të lidhura me veprimtarinë në fushën e kërkuar si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);
- b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).
- Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).
- Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 ditë para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.
- Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në bazë te tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës të ndare sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.
- Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
- Ankimimi mund të bëhet nëpërmjet e-mail-it në adresën burimet.njerezore@asp.gov.al, ose pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesat dhe merr vendim brenda 5 ditëve pune. Sekretaria teknike njofton aplikantët brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit nga KSHA.
- Në përfundim të procesit të ankimimit, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e aplikantëve fitues e cila publikohet në website-in e Policisë së Shtetit. Numri i aplikantëve fitues është i barabartë me numrin e funksioneve të lira, të shpallura për konkurrim.
- Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
- Aplikantët e shpallur fitues kryejn proramin e formimit, në Akademinë e Sigurisë, me kohëzgjatje në përputhje me programin mësimor të miratuar nga Akademia e Sigurisë dhe pas përfundimit me sukses të tij, pranohet në funksione të veçanta të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrë dhe i jepet grada korresponduese e funksionit për të cilin ka konkurruar, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Bashkëlidhur, linku me dokumentet e nevojshme për aplikim:
https://we.tl/t-nNKt5eAqg1
