NJOFTIMI I KONTRATËS QE PUBLIKOHET NË BULETININ E NJOFTIMEVE PUBLIKE DHE NË FAQEN ZYRTARE TË AUTORITETIT KONTRAKTOR
Seksioni 1. Autoriteti Kontraktor
1.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Adresa : Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
Tel/Fax: 04279212 / 04278919
E-mail: enkela.prifti@asp.gov.al
Adresa e Internetit: www.asp.gov.al
Person kontakti: Enkela Prifti
Mimoza Llaci
- 2. Lloji i procedurës së prokurimit të klasifikuar të jetë: Procedurë me negocim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë e klasifikuar në nivelin “Sekret”.
3.Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Suport teknik për DFPO”.
- 4. Numri i references së procedurës/lotit (nr datë Urdhri i Prokurimit): 60 datë 15.10.2025.
- 5. Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës: 9,068,000 (nëntë milion e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH, të ndarë në lote, si më poshtë:
Loti I: “Shërbim, support teknik i Njësisë së Përgjimit Ambiental”, me fond limit: 1,568,000 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH.
Loti II: “Shërbim, support teknik per Pajisje”, me fond limit: 1,700,000 (një milion e shtatëqind mijë) lekë pa TVSH.
Loti III: “Shërbim, support teknik të pajisjeve”, me fond limit: 5,800,000 (pesë milion e tetëqind mijë) lekë pa TVSH.
- Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:
1 (një) vit nga lidhja e kontratës.
7.Kriteret e shpalljes se fituesit: çmimi më i ulët
8.Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje:
Autoritetin kontraktor në përputhje me nenin 32 pika 6 të Ligjit 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” ka aplikuar shkurtimin i afatit të kërkesës për pjesëmarrje, pasi nevoja për suport teknik në DFPO është emergjente.
Data: 02/12/2025 ( dd/mm/vvvv) Ora:12:00
Dokumentat e tenderit do ti vihen në dispozicion çdo operatori ekonomik të interesuar me anë të paraqitjes së një kërkese me shkrim pranë: Sektorit të Prokurimeve në DPPSH, me adresë: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
Kjo procedurë prokurimi do të zhvillohet ne mbeshtetje të nenit 25 të ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, neneve 5, 28, 41, 42 dhe 44 të V.K.M-së Nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
Faza 1 – Parakualifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve:
Faza e parë (para kualifikimi) ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatëve, përpara dërgimit të ftesës për ofertë nga AK-ja. Para kualifikimi i ofertuesve është një proces i ndryshëm nga procedura e vlerësimit të ofertave, e cila përqendrohet në çmimin dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Procesi i para kualifikimit do të bëhet duke u përqendruar në vlerësimin e përvojës dhe aftësinë e kandidatëve për të zbatuar në mënyrë të kënaqshme kontratën konkrete. Qëllimi kryesor i para kualifikimit është përzgjedhja e atyre kontraktorëve /furnitorëve, kualifikimet dhe përvoja e të cilëve minimizon rrezikun e mosekzekutimit, sipas projektit/kontratës së propozuar.
Autoriteti kontraktor fton jo më pak se 3 (tre) kandidatë, duke garantuar konkurrencë dhe barazi ndërmjet tyre, përveç rasteve kur numri i ofertuesve që kanë shprehur interes është më i ulët se minimumi i kërkuar.
- Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve në Fazën e Parë.
- KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
- a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (statusi aktiv)/në nje regjister tregtar profesional në shtetin e tij të origjines ose te qendrimit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.
- b) nuk është subjekt i procedimeve për deklarimin e falimentit, për një urdhër likuidimi apo administrimit të detyrueshëm nga një gjykatë apo rregullimi me kreditorë apo ndonjë procedimi të ngjashëm sipas legjislacionit në fuqi)
- c) nuk ka falimentuar (statusi aktiv)ose nuk është në likujdim.
ç) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 38/1 të LPFMS,
- d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi/legjislacionit të vendit të origjinës.
Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.
Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën dhe të vlefshme sipas legjislacionit në fuqi.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.
Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 11.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.
Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet operatorëve ekonomikë, ku përcaktohet përfaqësuesi dhe përqindja respektive bashkë me elementët konkretë që merr përsipër të realizojë secili.
- KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
- Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Formulari i ofertës ekonomike, sipas shtojces 4;
- Sigurim oferte, sipas Shtojcës 7;
ç. Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 9;
- Deklaratën mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 10;
- Deklaratë mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marëdhëniet e punës, sipas Shtojces 12.
- Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
2.1. Kapaciteti ligjor/profesionali operatorëve ekonomikë:
Sipas kritereve të Përgjithshme të shprehura më lart
2.2 Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
2.2.1. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare 2022 vitin 2023 dhe vitin 2024, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 35% e fondit limit të vënë në dispozicion.
2.3 Kapaciteti teknik:
2.3.1) Kontrata të mëparshme të ngjashme të suksesshme të kryera gjate tre viteve te fundit në një vlerë jo më të vogël se 35% e vlerës së përllogaritur të kontratës ose lotit që prokurohet. Këto kontrata duhet të jenë realizuar gjatë tre viteve të fundit nga momenti i publikimit të njoftimit të kontratës.
Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:
- për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës, ose/dhe faturave tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
- për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
2.4.1 Kandidatët duhet të paraqesin Certifikten e Sigurimit Industrial (CSI) jo më të ulët se niveli “Sekret” e cila duhet të jetë e vlefshme në momentin e prokurimit.
Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre.
Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Faza 2 – Ftesa për të paraqitur ofertën fillestare: Autoriteti Kontraktor dërgon një ftesë për të dorëzuar oferta fillestare, kandidatëve të cilët kanë plotësuar kërkesat për parakualifikim.
Autoriteti Kontraktor shqyrton dhe vlerëson ofertat fillestare nëse këto oferta plotësojnë kërkesat e përcaktuara në dokumentat e tenderit.
Autoriteti Kontraktor fton me shkrim/elektronik të gjithë Ofertuesit që kanë paraqitur ofertat fillestare të kualifikuara, që të fillojnë negociatat me Autoritetin Kontraktor. Autoriteti Kontraktor i zhvillon negociatat edhe në mënyrë të pavarur e individuale me cdo Ofertues, duke ruajtur parimin e barazisë dhe transparencës. Gjatë këtyre negociatave Autoriteti Kontraktor negocion elementët e ofertës teknike për të përshtatur ofertat e tyre me kërkesat e Autoritetit Kontraktor.
Faza 3 – Paraqitja e ofertave përfundimtare dhe vlerësimi i tyre: Pas përfundimit të negociatave, Autoriteti Kontraktor fton vetëm ofertuesit që plotësojnë të gjitha kërkesat për dorëzimin e ofertave përfundimtare. Ofertuesit dorëzojnë ofertat përfundimtare, që shqyrtohen nga Autoriteti Kontraktor për t’u siguruar që ofertat jane të kualifikuara. Ofertat përfundimtare të kualifikuara shqyrtohen dhe vlerësohen sipas kritereve përkatëse nga Autoriteti Kontraktor
- Oferta ekonomike duhet të shoqërohet me një deklaratë noteriale, në permbajtjen e të cilës të jenë të specifikuara detyrimet e parashikuara në pikën 2, të nenit 10, të Ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
- Deklarata për paraqitje oferte të pavarur, sipas Shtojcës 5.
Shenim: Çdo operator ekonomik i ftuar është i detyruar që pavaresisht nëse dorezon ose jo ofertë konkrete, të garantojë sigurinë e informacionit të marrë, duke i kthyer autoritetit kontraktor, dokumentacionin e tenderit që përmban infromacion të klasifikuar.
