Nis trajnimi i punonjësve të Policisë Rrugore që do angazhohen për eskortimin e çiklistëve pjesëmarrësh në turin “Giro d’Italia 2025″

Nis trajnimi i punonjësve të Policisë Rrugore që do angazhohen për eskortimin e çiklistëve pjesëmarrës në turin “Giro d’Italia 2025″.

Trajnimi, në Akademinë e Sigurisë, nga ekspertë të lartë, përfaqësues të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, ndër ta Drejtues i Lartë Eugenio Amorosa, Këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Italisë dhe Drejtues i Parë Mirella Pontiggia, Drejtuese e Seksionittë Policisë Rrugore të Veronës, të shoqëruar nga ekspertë të Zyrës së Sigurisë Italiane në Tiranë. Ekspertët u pritën nga Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Ilirjan Mandro dhe Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Drejtues i Parë Altin Qato.

Rektori Mandro e ka njohur ekipin e ekspertëve të lartë italianë, me transformimin e Akademisë dhe i ka siguruar se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht që ky aktivitet të zhvillohet në kushte të plota sigurie, në mënyrë që të impaktojë në rritjen e vazhdueshme të imazhit të Shqipërisë, në botë.

Ndërkaq, Drejtor Qato u shpreh se pavarësisht mungesës së përvojës për aktivitete të këtyre përmasave apo angazhimit të shtuar të punonjësve të Policisë, gjatë procesit zgjedhor, Policia e Shtetit do ta përballojë me sukses mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke koordinuar veprimet me të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse.

Ky trajnim disaditor do të përfshijë trajnimin teorik dhe vizita dhe terren në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, ku do të zhvillohen 3 faza të turit “Giro d’Italia 2025″, më 9-11 maj, 2025.