Nën moton “Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”, RENEA dhuroi gjak për fëmijët talasemikë

Efektivët e Forcës Speciale elitë të vendit, RENEA, me iniciativën e tyre, kanë dhuruar gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë dhe në këtë kuadër efektivët e RENEA-s ndërmorën iniciativën për të dhuruar gjak.

Në ditët e ardhshme, struktura të tjera të Policisë së Shtetit do të dhurojnë gjak për njerëzit që kanë nevojë.

#DhuroGjakShpëtoJetë👮‍♂️🩸🤝