Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Policia e Shtetit i bashkëngjitet fushatës sensibilizuese “Don’tBeAnEasyCatch” (mos u bëj pre e lehtë), organizuar nga Qendra për Luftën kundër Krimit Kibernetik në Europol. Videoja e animuar ka si synim të sensibilizojë fëmijët mbi moshën 10 vjeç që përdorin internetin.
Kujdes!!!
Jo çdokush që ju kontakton nëpërmjet internetit është ashtu siç ju prezantohet!
Mos ndani të dhënat personale dhe fotografitë tuaja në internet, me persona të panjohur!
Nëse bëheni viktimë e një rasti të tillë, flisni me njerëzit tuaj të besuar ose drejtohuni në Policinë e Shtetit!