Nderim Punonjësve të Policisë Rënë në Krye e për shkak të Detyrës, në mbarë botën

Me iniciativë të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, ku ndodhet edhe selia qendrore e organizatës, është vendosur që data 7 mars të jetë Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Oficerëve të Policisë të Rënë në krye e për shkak të detyrës.

Policia e Shtetit i bashkohet kësaj nisme globale për të nderuar kujtimin dhe sakrificën sublime të kolegëve tanë në mbarë botën, që dhanë jetën në luftën kundër krimit, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, rendit dhe sigurisë.

Sot, në shenjë respekti dhe solidariteti, në të gjitha godinat policore, flamujt ulen në gjysmështizë në kujtim të heronjve tanë.

Kjo ditë na kujton se përballë kriminalitetit, ne qëndrojmë të bashkuar si një forcë e vetme.

Fuqia dhe Frymëzimi i Policisë buron nga përkushtimi i atyre që shërbejnë sot dhe nga trashëgimia e pathyeshme e atyre që bënë sakrificën sublime për të mbrojtur jetën me jetë.

Lavdi dëshmorëve të Policisë!

#PoliciaeShtetit #INTERPOL #7Mars #Nderim #PoliceOfficers #SafetyAndOrder