Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas marrjes së informacionit, se në fshatin Kurdari, shtetasit D. B. dhe S. L. po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.
Si rezultat i hetimeve të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. B., 46 vjeç, banues në Klos, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin S. L., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—
Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mat, është bërë i mundur parandalimi i mëtejshëm i konflikit për motive pronësie, mes shtetasit D. Xh. dhe shtetases N. SH.
Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasen N. Sh., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet për shtetasin XH. B., 46 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. B., 35 vjeç.
Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet për shtetasin A. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Burrel – Klos , duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. H. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë në këto automjete, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë larguar për në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë shpallën në kërkim shtetasin B. B., 33 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nuk është gjetur në banesë, gjatë kontrollit të ushtruar aty, nga shërbimet e Policisë.
—
U referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për “Ngjarje aksidentale”, për rastet në vijim:
-Shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Bulqizë, gjatë punës në një subjekt minerar, është dëmtuar lehtë në këmbë. 43-vjeçari, pas ndihmës së marrë në spital, është larguar për në banesë.
-Shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme