Morinë/Kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar

Morinë, Kukës

I dënuar nga autoritetet gjyqësore turke, me 4 vjet burgim, për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri, 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kufitare dhe për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po tentonte të hynte në Shqipëri.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare, me shërbimet e DVP Kukës, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, Turqi, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e shtetasit Kadir Kuçukologu.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112