Mirditë – Zhvillohen takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla ♂️
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”.
Qëllimi i këtij programi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla e DVP Lezhë, së bashku me oficerët e sigurisë, punonjësit e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Mirditë, si dhe mësuesit, zhvilluan takime me nxënësit e shkollës së mesme profesionale dhe shkollës 9-vjeçare në Rubik.
Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔ Bullizmi dhe bullizmi kompjuterik
✔ Dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore
Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustrative dhe u shpërndanë fletëpalosje me informacion të dobishëm.
Nxënësit treguan interes të lartë dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe ndarë përvoja e mendime mbi temat e trajtuara.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.
#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ♂️