Mirditë/Vijon operacioni i koduar “Koordinata”, arrestohet 1 shtetas

Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

#Angazhim #Përkushtim #Sakrificë
#TëVendosurKundërKrimit ✅
#NëÇdoSkajTëVendit
#NëShërbimTëQytetarëve
#DenoncoNë112