Mirditë / Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit, për sigurinë në shkolla
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve, mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Lezhë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe me stafin pedagogjik, zhvilluan 2 aktivitete me nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” dhe me nxënësit e gjimnazit të qytetit të Rrëshenit.
Gjatë bashkëbisedimeve u trajtuan tema të rëndësishme, si pasojat sociale dhe penale të përdorimit të alkoolit dhe duhanit, si dhe mënyrat e shfaqjes së dhunës dhe parashikimet ligjore kundër saj.
Për përcjelljen e mesazheve u përdorën video ilustruese dhe fletëpalosje informuese.
Të rinjtë treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.
Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë dhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë



