Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen-Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H., banues në Kukës.
Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe “Vetëgjyqësia”.