Mirditë/Kontrolle shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë muajit dhjetor.
Shiste ilegalisht, fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet penalisht pronari i dyqanit.
Sekuestrohen disa kuti me lëndë piroteknike.
Nga kontrollet në subjekte ekonomike të ndryshme, që po kryhen në zbatim të planit të posaçëm operacional policor për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë evidentuan dhe goditën një rast të shitjes së kundërligjshme, të fishekzjarreve dhe kapsollave.
Për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 55 vjeç, banues në Rrëshen.
Nga kontrollet në dyqanin e 55-vjeçarit, në qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë gjetën disa kuti me fishekzjarre dhe me kapsolla, të cilat tregtoheshin ilegalisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për administratorët e bizneseve që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret, pasi kontrollet vijojnë çdo ditë dhe çdo rast i konstatuar do të goditet me forcën e ligjit dhe do të sjellë si pasoja, përgjegjësi penale dhe sekuestrim të mallit.