Sekuestrohen 2 mjete të rënda (1 fadromë dhe 1 kamion).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.
Si rezultat, u proceduan penalisht shtetasit:
D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë
F. P., 68 vjeç, banues në Rubik
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 fadromë dhe 1 kamion që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.