Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi gjatë kontrollit Policia gjeti një sasi kubikësh të kultivuar me fara kanabisi
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët e tjerë që i ngarkon ligji, dhe në mënyrë të veçantë me aleatin më kryesor të Policisë, me qytetarët.
Policia e Mirditës pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë, si dhe kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve:
– E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë;
– J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.
Policia Mirditë në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.