Mirditë
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.